Policia është ende në kërkim të drejtuesit të një automjeti, i cili mbrëmjen e së shtunës la të vdekur një grua 48 – vjeçare në rrugën “Mihal Grameno”, në Tiranë.

Rreth orës 22:00, një makinë goditi Gjystina Shpanin nga Mati dhe u largua pa lënë gjurmë.

Policia u vu në ndjekje të mjetit, por pa mundur ta zbulojë.

Hetuesit kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së disa bizneseve, në përpjekje për të identifikuar targën e makinës.

Tv Klan