aksident

Një kalimtar humbi jetën pasi u aksidentua për vdekje nga një mjet pasditen e së martës në aksin rrugor Elbasan – Librazhd.

Viktima është Sabri Koloriu, 70- vjeç, me banim në Elbasan.

Sipas dëshmitarëve okularë automjeti që ka shkaktuar aksidentin ka qenë me targa greke, por menjëherë pas përplasjes ai u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë ndihmën e parë të plagosurit.

Policia tha se është në kërkim të shkaktarit të aksidentit.

Tv Klan