Policia e Krujës ka asgjësuar 507 bimë narkotike kanabis sativa në fshatrat Brret dhe Shjezë.

Policia thotë se në fshatin Brret u gjetën 427 bimë kanabis dhe u arrestuan dy kultivuesit Lulzim Kulla 43 vjeç dhe Beram Kulla 61 vjeç.

Gjithashtu nisi procedimi penal në gjendje të lirë për kryeplakun e fshatit, 57-vjeçarin me iniciale F.K, për moskallëzim krimi.

 Ndërkohë, në fshatin Shjezë në një terren të pyllëzuar u gjetën 80 bimë kanabis, të cilat u asgjësuan me djegie.

/tvklan.al