Shpejtësi që i tejkalon limitet… Është kjo panorama që ofrojnë drejtuesit e makinave gjatë natës. Policia Rrugore ka dalë me radar në autostradën Durrës – Tiranës pas mesnate.

E teksa ka postuar fotografi të radarëve që kapin shoferë duke lëvizur me shpejtësi deri në 202 kilometra në orë, zëdhënësi i Policisë së Shtetit Genti Mullai shkruan se këta drejtues nuk kanë mëshirë për veten, e jo më për të tjerët.

“Me Policinë Rrugore të Tiranës me Radar në autostradën Durrës – Tiranë. Shpejtësi përtej çdo limiti. Fotot flasin vetë. Drejtues mjetesh që nuk ju dhimbset as jeta e tyre, as e familjarëve që kishin me vete, palë e përdoruesëve të tjerë të rrugës. Jeta është e shtrenjtë, mbrojeni duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor”.

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”376″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]Ndërsa në një tjetër postim po gjatë natës, policia evidenton një tjetër problematikë atë të dhënies së makinës në gjendje të dehur. Edhe në këtë rast, situata paraqitet jashtë limiteve. Policia bën sërish apel për drejtuesit, që kur konsumojnë alkool të mos përdorin makinën e tyre.

“Me Policinë Rrugore të Tiranës për evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesve të automjeteve që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Fotot që shikoni janv reale, teste të bëra me drager drejtueseve të automjetëve. Kjo masë alkooli e konsumuar dhe të drejtosh automjetin është vërtet papërgjegjshmëri. Argëtohuni, por mos drejtoni mjetin në gjendje të dehur. Drejtues mjetesh: alkooli vret… Në rast se konsumoni alkool mos drejtoni mjetin, por përdorni automjetet e transportit publik. Kështu jeta juaj, e të afërmëve tuaj dhe e të gjithë përdorueseve të rrugës është më e sigurtë”

./tvklan.al

[ngg_images source=”galleries” container_ids=”377″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]