34 të shoqëruar ishte bilanci i një aksioni të policisë së shtetit në lokalet e natës në qytetin e Durrësit. 12 prej personave të shoqëruar ishin balerina që punonin në këto lokale.

Nga verifikimet e kryera nga vajzat e shoqëruara ishte e mitur ndërsa një tjetër me iniciale A.T. 24 vjeçe, banuese në Krujë, ishte shpallur në kërkim, pasi ishte larguar nga banesa.

Sipas policisë dy lokale nate kishin përshtatur ambjentet për përdorim të lëndëve narkotike, pasi në njërin prej tyre u gjet dhe u sekuestrua si provë materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar si kokainë.

 

https://www.youtube.com//embed/AS6i2oQzb5U

Aksioni i policisë është mbështetur edhe me ngritjen e disa pikave kontrolli në akset rrugore kryesore dhe dytësore me qëllim ndalimin e personave të shpallur në kërkim, me armë pa leje apo lëlndë narkotike të ndaluara.

Tv Klan