Përmirësimi i cilësisë së shërbimit në spitalet publike në vend do të nisë nga lirimi i hapësirave të zaptuara brenda tyre. Kjo do të bëhet me anë të një aksioni kombëtar të urdhëruar nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu.

“Brenda 100 ditëve, hapësirat e jashtme të të gjithë spitaleve dhe qendrave shëndetësore, të pastrohen nga çdo ngrehinë apo aktivitet tjetër, që nuk kanë lidhje me veprimtarinë e përditshme të këtyre strukturave shëndetësore”.

“Pushtimi” mbi 25-vjeçar i spitaleve dhe qendrave shëndetësore do të marrë fund një herë e mirë, dhe qytetarët shqiptarë, kudo ku ata e marrin shërbimin shëndetësor, do të trajtohen në mjedise të denja.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale shpalli gjithashtu hapjen e konkursit publik për përzgjedhjen e 17 drejtuesve të rinj të spitaleve Universitare dhe Rajonale, me të cilët do të vihet në zbatim plani i veprimit për transformimin e kujdesit shëndetësor. Tv Klan