Dy aksione të policisë në jug të vendit, kanë bërë të mundur asgjësimin e 7983 bimëve narkotike Cannabis Sattiva, ndërsa është arrestuar edhe një person.

Policia e Gjirokastrës ka arrestuar Redon Hoxhaj, 20 vjeç, banues në fshatin “Arshi Lengo”, Gjirokastër, pasi ky person në baçen e tij pranë banesës kishte kultivuar 333 bimë narkotike Cannabis Sattiva.

Ndërsa efektivët e Stacionit të Policisë Këlcyrë kanë zbuluar dhe asgjësuar 7650 bimë narkotike, në vendin e quajtur  “Konoshtin” , në fshatin Gerdas ,Këlcyrë.

Bimët u asgjësuan me anë të djegies .

Po punohet për  identifikimin dhe kapjen e kultivuesve./tvklan.al