Policia ka bërë të mundur asgjësimin e 1680 bimëve kanabis, ndërsa ka sekuestruar një pushkë model 56, në një aksion kundër kultivimit të narkotikëve në Kurbin dhe Mirditë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se, në fshatin Kthellë e Epër, në vendin e quajtur “Mullinjt e Lugjes” të Mirditës janë asgjësuar me anë të djegies 2 parcela, me 1220 bimë kanabis sativa.

Ndërsa në Kurbin, në Malin e Zhejes, në vendin e quajtur “Prroi i Shehut” janë asgjësuar me anë të djegies 460 bimë kanabis.

Gjatë këtij operacioni u gjet dhe sekuestrua edhe një pushkë model 56.

Policia thotë se vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve./tvklan.al