Krujë – Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë, në vijim të punës së pandërprerë dhe zbatimit të plan-operacioneve për goditjen dhe parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike, kanë asgjësuar  3 200 bimë narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Grykë Shkallë,  dhe “Shtrati i Lumit Gjole” Krujë, u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies rreth 3 200  bimë narkotike të dyshuara të llojit kanabis sativa. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Ishëm – Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës së pandërprerë dhe zbatimit të plan-operacioneve për goditjen dhe parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike,  kanë asgjësuar 970 bimë narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin e quajtur “Përroi i Bizës” dhe “Pylli i Bizës”,  Ishëm u gjetën dhe u asgjësuan me anë të djegies rreth 970  bimë narkotike të dyshuara të llojit kanabis sativa. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Krujë – Durrës/ Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Krujë dhe Stacionit te Policisë Ishëm, në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin e prodhimit dhe kultivimit të lëndëve narkotike, gjatë ditës së djeshme kanë goditur një tjetër rast, ku kanë bërë të mundur sekuestrimin dhe asgjesimin e 5 500 bimëve narkotike kanabis sativa.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin “Kodra e Krojit” dhe “Kodra e Buranit”, Krujë, u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan me anë të djegies rreth 4 500 bimë narkotike të dyshuara të llojit kanabis sativa.

Gjatë kontrollit të ushtruar në vendin “Pylli i Bizës” dhe “Perroi i Bizës”, Ishem, u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan me anë të djegies rreth 1 000 bimë narkotike të dyshuara të llojit kanabis sativa. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve./tvklan.al