Karburantet

Policia e Shtetit njoftoi rezultatet e para të aksionit kundër abuzimeve në tregun e karburanteve.

Sipas një njoftimi të shpërndarë për mediat thuhet se janë kontrolluar 17 subjekte në Tiranë, Durrës, Fier dhe Lezhë.

Mësohet se janë proceduar penalisht për fshehje të  ardhurash 9 subjekte, janë arrestuar 4 pronarë të subjekteve të tregtimit të karburanteve, si dhe janë shpallur në kërkim 2 të tjerë.

Nga ana e Drejtorisë së Tatimeve u bllokuan 3 aktivitete tregtimi karburantesh.

Tv Klan