KUSHTETGjykata Kushtetuese  shtyu seancën për shqyrtimin e kërkesës së Partisë Demokratike për shpalljen si të papajtueshëm të aktit normativ të ndryshimeve në buxhetin e vitit 2013. Seanca u shty për shkak të mungesës së përfaqësuesve të qeverisë.

Deputeti i Partisë Demokratike Eduard Halimi tha se qeveria refuzoi të përballej me Gjykatën Kushtetuese pasi përfaqësuesit e saj nuk paraqitën asnjë arsye për mungesën e tyre.

Akti normative që kundërshtohet nga opozita, pati si synim rritjen e kufirit të lejuar të borxhit dhe marrjen e një borxhi të ri nga ana e qeverisë Rama për shpenzimet në paga dhe pensione. Por sipas demokratëve rezulton që qeveria të mos ketë evidentuar përmbushjen e kushteve të “nevojës” dhe “urgjencës” për miratimin e këtij ligji