Një aktoreje të njohur turke i ra të fikët mbrëmjen e djeshme pas marrjes së lajmit të hidhur për ndarjen nga jeta të një të sëmuri me veshka, për të cilin ajo kujdesej herë pas here dhe e njihte prej 10 vitesh.

Fondacioni turk i Veshkave me drejtor Timur Erk organizoi iftarin tradicional me të sëmurët me veshka që i nënshtrohen dializës, ku të pranishmit u përshëndetën edhe nga aktoret Tuğba Melis Turk dhe Ipek Tanriyar.

Erk tha se të pranishmit në darkën tradicionale të iftarit hynin në dializë prej 20-25 vitesh ndërsa aktoret Tugba Melis Turk dhe Ipek Tanriyar prej vitesh ndodhen pranë tyre, madje shkojnë në organizimet e tyre menjëherë pas xhirimeve të lodhshme.

Por teksa po merrej me të gjithë të sëmurët një për një, aktores Ipek Tanrıyar nuk i ra në sy mungesa e personi që e njihte prej 10 vitesh. “

Ku është miku im zemërak

?”, pyeti ajo. Me të dëgjuar përgjigjen se “

atë e kemi humbur, tashmë nuk ndodhet më mes nesh

”, Ipek Tanriyar u përlot dhe i ra të fikët, raporton “Hurriyet”.

Asaj iu rikthye vetëdija vetëm pas ndërhyrjes së infermiereve që merren me të sëmurët me veshka në qendër.

Ipek Tanrıyar është një aktore shumë e njohur në Turqi dhe ka luajtur në dhjetëra seriale. Ndërsa Tugba Melis Turk luan edhe në serialin Kosem, që do të transmetohet në Televizionin Klan në muajt në vijim. /tvklan.al