Vetëm 1 javë nga marrja zyrtarisht e detyrës së presidentit të ri të SHBA-ve, Donald Trump, një grup aktorësh të njohur kanë improvizuar një video, duke kënduar këngën e famshme të Gloria Gaynor, “I ëill Survive”, “do të mbijetoj”.

Natalie Portman, Emma Stone, Methju Mekongi,  Amy Adams etj, janë disa nga protagonistët në klipin ironik ndaj presidentit të zgjedhur Trump.

Revista “W” e cila publikoi videon doli me titullin: “Me një presidencë të pashmangshme të Donald Trump, Do të mbijetoj”.

Kënga e vitit 1978 gjatë viteve është shndërruar në një himn të rezistencës, kryesisht të lëvizjeve femërore apo edhe homoseksualëve.

Një sërë yjesh të Hollivudit kanë dalë hapur kundër presidentit Trump. E fundit ishte Meryl Streep gjatë ceremonisë së çmimeve Globe.

Tv Klan