liam neeson

Aktori Liam Neeson, i njohur edhe në vendin tonë për rolin në filimin “Taken”,  nuk ka lënë aspak përshtypje të mirë kur është fotografuar në SoHo, New York disa ditë më parë.

63 – vjeçari ka “zhgënjyer” fansat e tij me ndryshimin e menjëhershëm në pamjen e jashtme.

I fotografuar nga paparacët, me një kapele baseball – i në kokë dhe syze, Liam Neeson dukej pothuajse i shpërfytyruar.

Menjëherë sapo fotot e tij pushtuan mediat rozë dhe rrjetet sociale, ai ka dhënë një deklaratë për fansat duke thënë se nuk duhet të shqetësohen dhe se është më i shëndetshëm se kurrë./tvklan.al