Ai ka marrë pjesë në më shumë se 14 filma të James Bond, ka lundruar mbi ‘Titanikun’ dhe ka luftuar së bashku me Indiana  Jones.

Ky njeri  është aktori “stuntman” që ka zëvendësuar aktorët me anë të efekteve speciale, në rolet e tyre më të rrezikshme. Rocky Taylor, në Cobham, Angli, ka rreth 54 vite që punon si stuntman, duke u bërë më i vjetri në profesionin e tij. 

Ai ka fituar dhe një çmim rekord ‘Guinness’, për ta vërtetuar këtë gjë. Pavarësisht se ka patur një eksperiencë shumë të rrezikshme, që gati sa nuk i kushtoi jetën në filmin “Death Wish 3”, aktori Rocky nuk ka në plan të dalë në pension.

Ai shprehet se ka jetuar një jetë të mbushur me aventura dhe aksion, të cilën nuk do ta zëvendësonte për asgjë në këtë botë. Rocky Taylor  do të aktrojë deri në Fund të jetës së tij.

Burimi: Klan Plus

Përgatiti: Xh.Kuta