Kënga “Mi Gente” e këngëtarit spanjoll J.Balvin dhe Willi William po korr sukses në të gjithë botën përmes klikimeve.

Ndërsa një lajm të gëzuar për shqipatrët ka dhënë sot aktori Marko Caka, i cili ka njoftuar përmes rrjetit të Instagram se do të jetë pjesë e klipit të ardhshëm të këngëtarit J. Balvin, për të cilin shprehet se ka një marrëdhënie të ngushtë.

Kjo pjesëmarrje e aktorit me origjinë shqiptare është vetëm një vlerë e shtuar në karrierën e tij disavjeçare. Prej vitesh ai ka hyrë në kinematografinë amerikane, ku disa filma janë prodhuar dhe në Hollivud.

Ai ka luajtur përkrah emrave të mëdhenj si Robert Deniro, Al Paçino, Vin Diesel. Së fundi ai pritet të intepretojë në filmim më të ri “Shi në museum” me regjit të të famshmit Udi Allen përkrah Selena Gomez, Jude Law e shumë emrave të tjerëve.

Burimi: Klan Plus