val kilmerAktori i famshëm Hollywood –ian Val Kilmer është shtruar me urgjencë në spital të hënën e shkuar, për shkak të gjendes së rëndë shëndetësore.

55 – vjeçari mësohet se ndodhej në shëpinë e tij në Malibu kur u transportua me urgjencë në spital pasi po nxirrte gjak nga goja.

Sipas amerikanes TMZ, Kilmer, prej disa kohësh vuan nga kanceri në fyt, ndonëse nuk ka patur një konfirmim zyrtar nga ana e tij për këtë sëmundje të rëndë.

Një burim për TMZ tha se aktori iu nënshtrua një ndërhyrje dhe se gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar.

Val Kilmer ka luajtuar në disa filma mjaft të famshëm, si Batman Forever, Top Gun etj.

tvklan.al