Aktorja e dashur turke Elçin Sangu është paraqitur para ndjekësve me imazh të ri.

Fotoja me flokë të prera e aktores së njohur në Shqipëri fillimisht për rolin e Guzides në serialin “Kurt Sejiti dhe Sura” dhe për rolin e Defnes në serialin “Dashuri me Qira”, ka ndarë ndjekësit më dysh.

Aktorja kishte krijuar një imazh shumë të dashur me flokë të gjata në të kuqe dhe pamja e re nuk u ka pëlqyer shumë ndjekësve.

Ndërsa të shumtë kanë qenë edhe ata që e kanë mbështetur për ndryshimin e imazhit duke theksuar se “

asaj i shkon gjithçka.

/tvklan.al