Aktorja e dashur turke, Nebahat Çehre, ka njoftuar pensionimin e saj duke theksuar se nuk do të luajë më në filma dhe seriale.

“HaberTurk” raporton se aktorja veterane, e cila foli për gazetarët në daljen e një qendre tregtare në Stamboll, tha se “

kam xhiruar 125 filma. Nuk dua më!

Pyetjes nëse vendimi i saj do të jetë i pakthyeshëm edhe ndaj “

ofertave të parefuzueshme

”, Çehre u përgjigj se “

s’ka asgjë të parefuzueshme

”.  

Çehre ka pasur një eksperiencë shumë të gjatë si aktore, modele dhe këngëtare që prej kohës që u shpall Miss Turqi në vitin 1960, duke u kthyer në një ikonë shumë të dashur për publikun.

Gazeta turke “Gunes” raportoi disa javë më parë se ajo kishte probleme shëndetësore dhe se tashmë është kapluar nga frika e Alzheimerit. Raportimet u hodhën poshtë nga aktorja.

Aktorja 73-vjeçare, simbol i bukurisë edhe në moshë të shtyrë, sëfundmi është paraqitur në serialin “Diamante dhe Dashuri”, transmetuar edhe në Televizionin Klan.

Çehre njihet për rolin e Zerrin (nëna e Elifit)  në serialin “Diamante dhe Dashuri” dhe për rolin e Hafsa Sultan në serialin “Sulejmani i Madhërishëm”. Ajo ka luajtur në shumë seriale dhe filma turq, përfshirë edhe serialin “Dashuri e Ndaluar”./tvklan.al