1

Afshan Azad ka luajtur rolin e Padma Patil në seritë e filmit Harry Potter. Aktualisht ajo ka rreth 28.000 ndjekës në llogarinë Instagram dhe 45.000 ndjekës në Twitter. Lidhur me këtë fotografët janë shprehur se ajo ka premisa të mira për t’u bërë edhe modele.

Me lëkurë të përsosur me buzë sensuale dhe me mollëza të theksuara, ylli televiziv Azad tanimë është rritur dhe bukuria e saj nuk mund të mos vihet re.

2

Fotografitë selfie të postuara në Instagram kanë bërë që ajo të tërheqë vemendje gjithnjë e më shumë. Të gjithë shprehin habi nga ndryshimi që ka pësuar Afshan që prej rolit të saj në filmin Harry Potter, duke e komplimentuar për pamjen.

Azad ka studiuar në Kolegjin Xavarian në Rusholme, Manchester kur ajo ishte pjesë e filmit në vitin 2005. Më parë Azad ka shfaqur dëshirë për t’u bërë gazetare, por me kalimin e kohës vazhdoi të tërhiqej më shumë nga kinematografia. Familja e saj është me origjinë nga Bangladeshi edhe pse prindërit janë rritur dhe edukuar në Britaninë e Madhe.

tvklan.al