Aktorja e njohur turke Gizem karaca i ka dhënë fund beqarisë. Me një ceremoni të organizuar në Bodrum, Karaca u kurorëzua me të dashurin e saj prej më shumë se një viti e gjysmë, Kemal Ekmekçi.

Aktorja me origjinë shqiptare tha se si pasojë e ngarkesës së madhe në punë, ata janë të detyruar ta shtyjnë muajin e mjaltit për më vonë.

Një ditë para dasmës aktorja postoi në Instagram fragmente nga festa e saj e beqarisë, ku ra në sy edhe prania e një miku të saj që kërcente me ta në krevat i veshur me rrobdëshan.

Aktorja 25-vjeçare pritet të nisë një projekt të ri pas përfundimit të angazhimit në serialin “Dashuri Pa Fund” në sezonin e kaluar./tvklan.al