PicMonkey Collage

Kate del Castillo, ylli mesikan i telenovelave ishte ura lidhëse midis aktorit Sean Pean dhe bosit të drogës, El Chapo. Pas publikimit të intervistës në “Rolling Stone”, Pen tregoi detajet e takimit mes tij dhe El Chapo-s dhe mënyrën sesi arriti të realizonte bisedën, që zgjati 7 orë, me bosin e drogës.

Aktorja meksiane në 2011 ka luajtur në telenovelën “Mbretëresha e Jugut”, në të cilën tregohet historia e një gruaje të re që bëhet trafikantja më e madhe e drogës në Spanjë.

Lordi i drogës, në vitin 2014, i dërgoi lule Castillo -s, pas një statusi të saj në Twitter.

“Sot unë besoj  më shumë tek Chapo Guzman sesa tek qeveritë që e fshehin të vërtetën dhe pse mund të jetë e dhimbshme, që fshehin kurat për kancerin, sidën, për përfitimet dhe pasurinë e tyre. Zoti Chapo nuk do ishte më mirë sikur ta shpenzonit pasurinë tuaj për ata që kanë vërtët nevojë? Trafikoni dashuri”, – iu drejtua aktorja, El Chapo – s.

Ai kontaktoi me yllin meksikan për t’i thënë që të bëhej producentja e filmit të jetës së tij. Kur Sean Pean dëgjoi për lidhjen mes tyre, i kërkoi aktores meksikane t’i mundësonte një takim me El Chapo-n. Ylli meksikan, përveçse u bë ura e lidhjes mes tyre, shërbeu edhe si përkthyese në këtë takim./tvklan.al