Catherine Deneuve aktorja franceze del në mbrojtje të të drejtave të burrave. Në një letër ajo shkruan se burrat janë të lirë të joshin gratë.  74-vjeçarja thotë se trendi i ri i denocimeve  të ngacmimeve seksuale po krijon një puritanizëm të ri. Ajo ka qenë pjesë e më shumë se 100 filmave, jeta e saj është e lidhur ngushtë me botën e kinemasë dhe thotë se i njeh mirë kushtet e punës. 

Letra shpreh keqardhjen për valën e denoncimeve që pasoi pretenedimet se producenti amerikan Harvey Weinstein ka ngacmuar seksualisht dhjetëra gra.

Kësaj letre i janë bashkuar dhe 99 gra shkrimtare, aktore dhe akademike franceze.

“Burrat janë ndëshkuar sa hap e mbyll sytë, janë shkarkuar nga puna vetëm se i prekën gjurin dikujt apo u përpoqën të vjedhin një puthje. Përdhunimi është një krim, por përpjekja për të joshur dikë, madje edhe në mënyrë të përhershme apo të mërzitshme, nuk është sulm shovinist”.

Ajo thotë se ndërsa është e ligjshme dhe e domosdoshme të flitet kundër abuzimit të pushtetit nga disa burra, denoncimet e vazhdueshme kanë dalë jashtë kontrollit. E gjitha kjo po krijon një atmosferë ku gratë konsiderohen si të pafuqishme dhe si viktima të përhershme. Por kjo letër ka hapur një debat të madh në Francë pasi një pjesë e mirë nuk e kanë pranuar.

Burimi: Klan Plus