Zhvillime të reja vijnë nga seanca gjyqësore që aktorja dhe Miss Turqia 2011, Melisa Asli Pamuk, i ka hapur ish-shoqes së saj të ngushtë Elif Atbaş.

Sipas “

Hurriyet

”, aktorja kishte ndërprerë miqësinë me solisten Atbas, pasi ajo i kishte shprehur dashurinë.  Pas refuzimit, Pamuk pretendoi se ajo e kishte kërcënuar: “Kam video pornografike, të turpëroj”.

Aktroja e njohur në Shqipëri për rolin e

Aishes

 në serialin “

Kurt Sejiti dhe Sura

” dhe të

Asu

 në serilian “

Dashuri pafund

”  e ka hedhur në gjyq ish-shoqen e saj. Në këtë kohë pretendohet se është përfshirë edhe Yasin Duman, shok i Elif Atbaş, i cili ka kërcënuar aktoren me “fund të keq” nëse nuk tërhiqte padinë.

Por sipas medias turke, gjykata nuk i ka dhënë të drejtë aktores në akuzat e saj, për arsye se nuk ka arritur t’i provojë pretendimet për kërcënime nga Atbas dhe Duman.

Pas vendimit të gjykatës, aktroja nuk ka bërë të ditur nëse do të vazhdojë betejën e saj ligjore kundër “shoqes që u dashurua me të”. /tvklan.al