Ylli i kinemasë amerikane Liam Neeson e konsideron valën e denoncimeve për ngacmime seksuale në Hollivud si “Gjueti Shtrigash”. I ftuar në emisionin e famshëm televiziv irlandez “Late Late Show”, Neeson hedh dyshime se shumë prej rasteve ekzagjerohen për të përfituar.

“Ajo që po ndodh është paksa “Gjueti shtrigash”. Disa njerëz, personazhe të famshëm, papritur akuzohen se kanë prekur gjunjët e një vajze… apo diçka e tillë dhe papritur largohen nga programe apo projekte të ndryshme.”

Neeson foli për shembullin e Garrison Keillorit, i cili u detyrua të mbyllte emisionin e tij popullor në radio,

A Prairie Home Companion,

pas 42 vitesh.

“Po dëgjonte historinë e trishtë të një mikeshe të tij. Papritur e përqafoi duke i prekur shpinën që e kishte zbuluar. Por e kuptoi dhe i kërkoi ndjesë, ndërsa ajo i tha të mos shqetësohej. Pak muaj më pas avokati i saj u ankua tek punëdhënësit në radio, të cilët e pushuan nga puna.”

Denoncimi më i fundit si viktimë e këtyre skandaleve është bërë nga aktorja me origjinë shqiptare Eliza Dushku. Ajo ka thënë për mediat amerikane se ishte abuzuar seksualisht nga aktori dublant

Joel Kramer

gjatë xhirimeve për filmin

True Lies

, me protagonist Arnold Zhvarcenegerin. Në atë kohë, Dushku ishte vetëm 12 vjeçe.

Tv Klan