Aktorja bukuroshe Amine Gulse është shtruar me urgjencë në një spital në Stamboll mbrëmjen e së martës.

Sipas “Hurriyet”, e dashura e futbollistit gjerman të Arsenalit Mesul Ozil, është shtruar në spital me probleme me apandesitin dhe i është nënshtruar menjëherë një operacioni.

Sipas prononcimeve të të afërmve, aktorja 24-vjeçare nuk është në rrezik për jetën. Gulse pritet të dalë nga spitali brenda dy ditësh, pasi gjendja e saj shëndetësore po përmirësohet.

Aktorja bukuroshe e lindur dhe e rritur në Suedi, u shpall Miss World Turkey 2014, ndërsa në vitin 2015 nisi karrierën si aktore duke luajtur përkrah Tolgahan Sayisman në Serialin “Mos u dorëzo”./tvkaln.al