Gjykata e Prishtinës ka shpallur të pafajshëm zv/kryeministrin e Kosovës, Fatmir Limaj. Pas një procesi të gjatë gjyqësor, ai është liruar nga akuzat për krim të organizuar dhe shpërdorim të detyrës dhe marrje ryshfeti, për periudhën kur ka shërbyer si ministër i Transportit dhe Telekomunikacionit gjatë viteve 2008-2010.

Limaj akuzohej për shpërdorim detyre në lidhje me disa projekte për asfaltimin e rrugëve në komunën e Gjilanit. Kreu i Nismës për Kosovën, i ka mohuar vazhdimisht akuzat, duke e cilësuar procesin ndaj tij si të motivuar politikisht.

Tv Klan