Partia Demokratike ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama se kjo parti mbetet kërcënim për Shqipërisë pasi nuk di të bëjë shtet, duke e akuzuar se kryeministrin se po mashtron fermerët pasi i

braktisi për 4 vite dhe ndërtoi një narko-shtet.

Duke folur në një takim me fermerët e zonës Progër në Devoll, kryeministri Rama tha se “Sot jemi në kushte komplet të tjera nga 48 orë më parë, do të shkojmë në zgjedhje me programin tonë, me skuadrën tonë dhe do të kemi përballë PD, që pavarësisht se hyri në zgjedhje mbetet një kërcënim shumë i madh për këtë vend, për shkak të mungesës së vizionit, mungesës së skuadrës dhe të mungesës së aftësisë për të bërë shtet. Ajo që PD ka treguar historikisht, deri 48 orë përpara, ka qenë se nuk dinë të bëjnë shtet, dinë vetëm që ta çmontojnë shtetin. Pra ajo që kemi për të humbur në rast se kthehemi prapa është katastrofë.”

Partia Demokratike u përgjigj me një deklaratë për shtyp, ky tha se

pasi i braktisi për 4 vite fermerët shqiptarë, pasi ndërtoi një narko-shtet dhe vendosi gjithcka në shërbim të miqve dhe klientelës, Edi Rama predikon sot mashtrime të reja. Në 4 vite, Edi Rama nuk bëri asnjë investim në infrastrukturë dhe mijëra hektarë u përmbytën rregullisht duke sjellë pasoja katastrofike për prodhimin e fermerëve. Në 4 vite, numri i përfitueseve nga skema e subvencionit është ulur mbi 5 herë. Përfituan çdo vit vetëm 14 tregtare, kliente të qeverisë që morën mbi 70% të buxhetit të bujqësisë. Çmimet për imputet bujqësore u rritën deri në 30%. Çmimi i naftës u rrit me 30 për qind.

Si pjesë e programit të saj, PD-ja tha se ka një projekt të realizueshëm dhe ambicioz që do të transformojë bujqësinë dhe do nxjerrë zonat rurale nga varfëria.

150 milionë euro do të investohen çdo vit në këtë sektor. 100 milionë euro në formën e subvencioneve direkte për çdo familje fermere bazuar vetëm mbi prodhimin e tyre. 50 milionë euro investime në infrastrukturë si vaditje dhe kullim, rregullim tregjesh dhe siguri ushqimore.”

Në deklaratë thuhet se prodhimet e fermerëve shqiptarë do të mbrohen përmes tarifave doganore nga importet e oligarkëve të Ramës.

Kjo do të ndodhë me 25 qershor, kur fermerët shqiptarë së bashku me qytetarët në mbarë Shqipërinë do ti japin fund me votën e tyre të lirë, republikës së vjetër që i zhvati, mashtroi dhe varfëroi dhe do të votojnë për projektin kombëtar të Republikës së Re, Republikës së qytetarëve.”/tvklan.al