Ish- kryeministri Sali Berisha ka folur me tone të ashpra nga foltorja e Kuvendit në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Pas akuzave të bërë nga Greqia, lidhur me sekuestrimin e 1.6 ton droge se për këtë trafik janë të lidhur njerëz të kryeministrit Rama, Berisha tha se janë këtë persona që fshihen pas kreut të qeverisë, ku ndër to ishte dhe vëllai i tij, Olsi Rama.

Kush janë njerëzit më të afërt të Edi Ramës, ja u them unë: 

Lajmet nga Greqia bëjnë me dije se në krye nuk është vetëm Tahiri, por njerëz të afërt të Edi Ramës. Kush janë këta? Gramoz Ruci, nuk kam të dhëna për të. I dyti  me i afërt është Agaçi, kumbara që lidh Ndragheten me qeverinë. I treti është Olsi Rama.

Klement Balili u shpall Eskobar i Ballakanit se bënte shkëmbimin kanabis- kokaine. Olsi Rama me grupin e tij kriminal në Boston është autori kryesor i kokainës. Rrethi i kuq po i ngushtohet…

Sipas, Berishës edhe pse opozita ka bërë shumë për të ndaluar narkoshetin ka qenë e pamundur, pasi Edi Rama nuk ndalet.

“Edhe pse opozita ka bërë shumë, arkitekti i narkoshtetit, Edi Rama e ka nisur herët që kur ishte në opozitë duke nxjerrë nga burgu dhe amnistuar një grua të moshuar që kishte marrë përsipër drogën e të birit dhe vazhdoi në 201,6 arrit që në këtë vend të mbillet sipas filmimeve italiane 290 mijë hektarë kanabis”.

/tvklan.al