Julian Assange, ka deklaruar përpara prokurorisë suedeze se është i pafajshëm për sa i përket akuzave për përdhunim. Kjo është hera e parë që ai ka dalë në publik me versionin e tij të ngjarjeve mbi përdhunimin dhe akuzave të dhunës seksuale.

Kreu i ‘WikiLeaks’, ka kaluar katër vjet brenda ambasadës ekuadoriane në Londër, duke shmangur një arrestim përreth pretendimeve të dy grave.

Deklarata e tij përfshin detaje në atë ç’ka ai e quan seks i rastësishëm dhe i kënaqshëm me një grua të quajtur S.W, ku sipas tij ka ndodhur 4 ose 5 herë. Ai shprehet se mesazhet mes tij dhe gruas në fjalë vërtetojnë që seksi ishte me dëshirë.

Nuk munda ti besoja syve , kur pesë ditë më vonë pashë një titull në një tabloid suedez se isha i dyshuar për një krim dhe më arrestuar në mungesën time – u shpreh 45-vjeçari.

“Unë menjëherë e lash veten në dispozicion të autoriteteve suedeze për të sqaruar ndonjë gjë të paqartë, edhe pse unë nuk kishte asnjë detyrim për ta bërë këtë.”- vijoi ai. Ai thotë se i është nënshtruar një “trajtimi mizor, çnjerëzor dhe degradues” dhe mohoi përfaqësim efektiv ligjor në proces.

“Unë dua që njerëzit të dinë se sa abuzues ishte ky proces. Për më tepër prokuroria ka ushqyer me informacione të pjesshme tabloidët të cilët më kundërshtojnë mua politikisht. Deklarata e tij e plotë përshkruan se si ai u prangos dhe u fut në burgun Wandsworth, më 7 dhjetor 2010, me urdhër të prokurorit suedeze Marianne Ny.

Sqarohet se ai nuk është suedez, nuk flet suedisht dhe nuk ka jetuar në Suedi, pavarësisht konfuzionit përhapur në mesin e mediave. Ai pretendon se u lirua nga akuzat në të njëjtin vit nga kryeprokurorja Eva Finne, por se gjatë kulmit të konfliktit të tij me Pentagonin, është “konfiskuar menjëherë për të shuar lirinë time të lëvizjes dhe të dëmtojë reputacionin tim”./tvklan.al