Traineri i Arsenalit Arsene Wenger ka dalë në mbrojtje të Granit Xhakës, i cili po përballet me akuzën për sjellje rraciste ndaj një punonjësi të aeroportit Heathrow.

Në konferencën për shtyp pas ndeshjes me Burnley, Wenger ka pranuar për gazetarët se ka folur me Xhakën për akuzat në fjalë dhe se futbollisti i kombëtares zvicerane i ka mohuar ato.

“Unë nuk kam pasur kurrë probleme me Xhakën”, ka thënë Wenger. “Mund të flas për atë çka unë kam parë cdo ditë që prej fillimit. Ai ka një sjellje fantastike. Ka qënë i mrekullueshëm me përfshirjehn e tij, përqëndrimin dhe dedikimin dhe ne kurrë skemi patur shqetësime prej tij.”

Granit xhaka u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen me Burnley për një ndërhyrje të gabuar. Trajneri francez e ka këshilluar atë të mos bëjë më ndërhyrje të tilla, por të bëjë lojën e tij të zakonshmne, atë që i vjen më natyrshëm./Tv Klan