Ylli i serialit Gossip Girl, Ed Westwick është akuzuar për përdhunim nga aktorja e po të njëjtit film, 27-vjeçarja Cristina Cohen.

Përmes një postimi në Instagram ajo ka treguar se gjatë periudhës kur nëna e saj vuante nga kanceri i është dashur të përjetojë edhe një dhimbje tjetër, abuzimin seksual. Por megjithatë e ka gjetur tani forcën për të shprehur hapur gjithçka i ka ndodhur para 4 muajve me kolegun e saj Westwick.

Sipas saj prej kohësh është ndier në faj për gjithçka kishte ndodhur, derisa pranoi realitetin.

“Tani e kam aq të vështirë të shoh në sy meshkujt duke mos menduar se njëri prej tyre mund të më lëndojë” është shprehur aktorja Cohen.

27-vjeçarja e ka gjetur kurajon pas rrëfimeve të aktoreve të tjera ndaj regjisorit Harvey Wienstein për abuzime seksuale ndaj 40 femrave të Holliwoodit.

Klan Plus