Harvi Uenstejn përjashtohet nga Çmimet Oscar. Ishte vetë bordi drejtues i akademisë së njohur të filmave që dha lajmin, për producentin e mirënjohur, i përfshirë në një skandal seksual. Të shumtë janë aktorët dhe personahet e njohur që e kanë mirëpritur vendimin e akademisë Oscar.

65-vjeçari Harvej Uejnstejn, po përballet me akuza për ngacmine seksuale nga shumë aktore të njohura dhe tre raste përdhunimesh, në tre dekadat e fundit.

Mes denoncueseve janë Anxhelina Zholi apo Guinet Paltrou.

Producenti ka kërkuar falje, duke thënë se ka shkaktuar shumë dhimbje, por nga ana tjetër ka mohuar të gjitha akuzat ndaj tij, duke thënë se marrëdhëniet seksuale kanë qenë konsensuale.

Kjo është hera e parë që Akademia e cmimeve Oscar merr një vendim të tillë për sjellje joetike. Të akuzuar për të njejtat akuzam, regjisori Roman Polanski, aktorët Bill Kosbi e Mel Gibson, nuk janë përjashtuar nga Oscar.

Me përjashtimin e Harvi Uejnstej merr fund një epokë në historinë e Hollivudit. Prodhimet e 65-vjeçarit kanë marrë më shumë se 300 nominime Oscar, duke fituar 81 të tilla.

Tv Klan