Edhe pse marrëdhëniet e tyre janë dukur korrekte, madje të përzemërta gjatë dorëzimit të pushtetit, Presidenti Trump ka ndryshuar çdo perspektivë pas sulmeve të njëpasnjëshme të një dite me parë ndaj ish presidentit Barack Obama.

Edhe pse pa asnjë dëshmi mbështetëse Trump nuk është ndalur vetëm tek akuzat për përgjime ndaj Obamës, por në emër të tij, Shtëpia e Bardhe i ka bërë thirrje kongresit për nisjen e hetimeve mbi pretendimet e presidentit Trump.

Më herët, këshilltari i Obamës, ka mohuar që nga Shtëpia e Bardhë të ketë patur ndonjëherë urdhër për të përgjuar, jo vetmë Trumpin por askënd.

Në valën e reagimeve, Senatori Republikan Ben Sasse i bëri thirrje të shtunën presidentit që të japë të gjitha informacionet mbështetëse qe ka për pretendimet e tij, se ish-presidenti Barack Obama kishte përgjuar të gjitha komunikimet e Trump Toëer gjatë fushatës presidenciale.

 Ndërsa Mediat ndërkombëtare kanë hedhur dyshime mbi akuzat e presidentit Trump. Shumë prej tyre i konsiderojnë si një përpjekje për të zhvendosur vëmendjen nga kriza e administratës mbi lidhjet me Rusinë.

/Tv Klan