Shqetësimi që largoi Arlind Ajetin nga fusha në ndeshjen me Interin duket se ka qenë një alarm i rremë. Mbrojtësi është bashkuar skuadrës në përgatitjet me ngarkesë të plotë dhe sipas mediave italiane ishte vetëm një problem i krijuar nga kushtet atmosferike.

Ajeti duket se është i gatshëm për Krotonen për ndeshjen e radhës duke qetësuar kështu edhe trajnerin Kristian Panuçi në prag të ndeshjeve me Spanjën dhe Italinë.

Ende në fazë rikuperimi janë Berat Gjimshiti dhe kapiteni Ansi Agolli, ndërsa Amir Abrashi do të mungojë për 4 javë.

Tv Klan