Policia britanike arrestoi një person të armatosur me dy thika të mëdha në qendër të Londrës. Ngjarja ndodhi fare pranë ndërtesës së parlamentit, ku më 22 Mars mbetën të vrarë 5 persona në sulmin terrorist të marrë përsipër nga ISIS.

Sipas policisë londineze edhe ky rast dyshohet se ka lidhje me terrorizmin ndërkombëtar. Personi i arrestuar është rreth të 30-ave.

Ende nuk bëhet e ditur se cilat ishin qëllimet e tij, por dyshohet se është i lidhur me Shtetin Islamik. Fatmirësisht asnjë person nuk mbeti i lënduar.

Arrestimi për terrorizëm mban në alarm autoritetet e sigurisë në Britani, në një kohë kur po zhvillohet fushata për zgjedhjet e parakohshme të 8 Qershorit.

Tv Klan