Autoritetet londineze kanë evakuuar të gjithë turistët nga Muzeu Britanik pas një alarmi rreth një makine të dyshimtë. Sipas mediave britanike, policia rrethoi të gjithë zonën dhe bëri një shpërthim të kontrolluar në një automjet.

Makina ishte parkuar pranë muzeut dhe ngjalli dyshime tek policia.

“Muzeu është evakuuar përkohësisht për shkak të një shaqetësimi për çështje sigurie. Ju kërkojmë ndjesë dhe do t’ju informojmë sapo të kemi mundësi”

, njoftoi zyrtarisht Muzeu Britanik.

Pas hetimeve, nuk rezultoi asgjë konkrete.

/tvklan.al