Gjashtë ushtarë francezë kanë mbetur të plagosur pasi janë përplasur në rrugë nga një makinë.

Ngjarja ka ndodhur në zonën veriperëndimore të Parisit, rreth 6 kilometra larg stacionit të policisë.

Autoritetet thonë se ngjarja është në zhvillim dhe nuk jepen detaje të tjera. Policia është duke zhviluar një operacion për kapjen e drejtuesit të mjetit.

Nuk ka informacion nëse ngjarja po trajtohet si sulm i mundshëm terrorist.

Theksojmë se ushtarët patrullojnë rrugët e Francës që pas sulmeve terroriste që nisën dy vite më parë. /

tvklan.al