Policia gjermane thotë se një pako e dyshimtë është gjetur në një treg krishtlindjesh në Potsdam. Është konfirmuar se ajo përmban eksploziv. 

Si tregu ashtu dhe zona përreth janë evakuuar, ndërsa forcat speciale po hetojnë situatën.

The Indipendent

shkruan se eksplozivi është vënë në një farmaci aty pranë.

“Dyshimi për një lëndë shpërthyese të improvizuar është konfirmuar”

,  tha policia në Twitter.

Gjermania është në gatishmëri të lartë për sulme të mundshme terroriste pas sulmit vdekjeprurës të vitit të kaluar në një treg të Krishtlindjeve në Berlin./tvklan.al