Policia greke ka evakuuar personelin në zyrat e partisë Demokracia e Re në Greqi pas një telefonate kërcënuese.

“Protothema” shkruan se në orën 12:00 me orën lokale, një telefonatë anonime paralajmëroi se një bombë ishte planifikuar të shpërthente në orën 13:32. Telefonuesi tha gjithashtu se pas dy orësh do të njoftojë se kush fshihet pas këtij akti.

Pas kontrolleve në godinën e partisë “Demokracia e Re”, policia zbuloi se nuk kishte asnjë objekt shpërthyes dhe alarmi ishte i rremë./

tvklan.al