Një burrë është ndaluar nga Shërbimet sekrete amerikane, pasi gjatë një kontrolli në makinën e tij që ishte në drejtim të Shtëpisë së Bardhë, thuhet se ka pasur një bombë.

Sipas CNN, deri më tani nuk ka pasur ndonjë konfirmim nëse është gjetur ose jo ndonjë mjet i dyshimtë, por që menjëherë pas kësaj sigurimi i Shtëpisë së Bardhë ka qëndruar në gjendje gatishmërie.

Një zëdhënës i Shërbimit Sekret tha se ka nisur një hetim penal për drejtuesin e automjetit./tvklan.al