Një tjetër alarm për bombë ka vënë në lëvizje policinë e Kosovës. Sipas mediave kosovare, lënda shpërthyese dyshohet se është vendosur tek ndërtesa e qeverisë.

Policia ka rrethuar zonën tek oborri i objektit të ri të Qeverisë së Kosovës, konkretisht  tek ish-Rilindja, citon Klan Kosova.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe Njësia anti-bombë e policisë. Mësohet se mjeti dyshues është larguar nga ndërtesa e qeverisë,si dhe po kryhen kontrolle të imtësishme në këtë institucion./tvklan.al