Në personelin e aeroporti Zaventem ka simpatizantë të ISIS dhe spiunë që janë dërguar nga Shteti Islamik muaj më parë, për të testuar shkallën e tij të sigurisë.

Akuza vjen nga policia e aeroportit, e cila i ka shkruar një letër të hapur autoriteteve në vend, raporton faqja online e

Het Belang Van Limburg.

Sipas policisë, janë të pakën 50 përkrahës të ISIS, pjesë e stafit të Zaventem. Njerëz të tillë janë të njohur sepse kanë qenë më parë në Siri dhe janë kthyer.

Ata punojnë në sektorin e bagazheve, në atë të pastrimit dhe në ‘duty free’, shkruajnë në letë, shërbimet e sigurisë së aeroportit, të cilët shprehen se e kanë denoncuar në mënyrë të vazhdueshme mungesën e sigurisë, por askush nuk i ka dëgjuar./tvklan.al