tt

Smartfonët janë kthyer tashmë në një shqetësim për të gjithë sa i përket varësisë ndaj tyre. Në një studim të bërë në Itali, një në katër adoleshentë është gjithmonë online, ndërkohë që 21 % zgjohen gjatë natës për të kontrolluar mesazhet në telefon.

Në këtë studim të bërë me rastin e ditës së sigurisë në internet, janë shqyrtuar përgjigjet e 600 fëmijëve të moshës 12-18 vjeç, si dhe të prindërve të moshës 25-64-vjeç.

Studimi u prezantua në Milano, gjatë debatit “Modelet e biznesit nëpërmjet rrjetit dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve dhe adoleshentëve”.

17 % e adoleshentëve të anketuar thonë se ata nuk arrijnë të shkëputen nga smartfonet dhe rrjetet sociale, pothuajse 1 në 2 (45%) lidhet disa herë në ditë, dhe pothuajse 4 në 5 (78%) bisedojnë vazhdimisht në What’s up.

Një nga aspektet më alarmante të evidentuara nga studimi, ka të bëjë me moshën shumë të re në qasjen ndaj rrjeteve sociale.

Një në dy (48 %) pretendon se i është bashkuar Facebook-ut para moshës 13-vjeçare, një moshë mjaft e vogël për ta patur, ndërkohë 71%  marrin si dhuratë një smartfon rreth moshës 11 vjeçare, përpara se të arrijnë moshën kur duhet të mbajnë çelsat e shtëpisë, që është mesatarisht 12-vjeç./tvklan.al