Dentistët paralajmërojnë se aplikacionet që përdoren për njohje, si “Tinder” apo të tjerë, po rrisin rrezikun që njerëzit të jenë lehtësisht të ekspozuar ndaj një virusi që shkakton kancer përmes seksit oral.

Ekspertët thonë se pothuajse gjysma e të rriturve herët a vonë do të infektohen me virusin papiloma (HPV) gjatë jetës së tyre.  

Dhe ndërkohë që shumica e infeksioneve zhduken më vete, madje pa shfaqur simptoma, disa variacione mund të çojnë në kancer, veçanërisht në kancerin e qafës së mitrës, gjë që në rreth 90 për qind të rasteve shkaktohet nga HPV.

Kjo lidhet gjithashtu me kancerin  anal, atë të fytit, kokës dhe qafës, si dhe lythat gjenitale. Aktori i Hollivudit, 72-vjeçari  Michael Douglas, fajësoi seksin oral si shkaktar të  kancerit të tij në fyt në vitin 2010.

Vaksinimi kundër  HPV-së aktualisht u injektohet vajzave të moshës 12-13 vjeç, por jo djemve.

Dentistët janë shpesh të parët për të identifikuar simptomat e kancerit të lidhur me HPV-në gjatë kontrolleve rutinë të pacientëve./tvklan.al