Merkato e kësaj vere mund të jetë edhe momenti kur Alban Hoxha të transferohet në një kampionat të huaj. Portieri i Partizanit synohet nga Spal, sipas mediave italiane.

Ekipi nga Ferrara sapo është ngjitur në Serie A dhe kërkon të përforcohet për sezonin e vështirë që e pret. Alban Hoxha është në Ohër ku Partizani po përgatitet për kupat e Europës.

Vlera e transferimit përflitet se mund të jetë rreth 200 mijë euro. Në sezonet e kaluara është përfolur interesimi i disa ekipeve për Alban Hoxhën.

Nëse kalon në Serie A, aty do të gjejë dy portierët e tjerë të Kombëtares, Etrit Berishën dhe Thomas Strakoshën. Berisha të mërkurën u zyrtarizua si lojtar i Atalanta, që mbylli transferimin e tij nga Lazio.

Ndërsa tek ekipi kryeqytetas po punojnë për rinovimin me Strakoshën, i cili sezonin e fundit bindi e paraqitjet e tij.

Tv Klan