Alban Kondi dhe bashkëshortja e tij Eneida janë shpallur fituesit e episodit të radhës të “Lufta e Nuseve”.

Kjo ishte padyshim një ndër seritë më emocionuese të këtij reality – show kaq të dashur për publikun.

Emocionet ishin të forta pikërisht në dasmën fituese, të pjesëtarit të grupit Produkt 28 dhe nuses së tij, pasi në këtë ceremoni kaq të rëndësishme mungonte Dr. Florit.

Albani është vëllai i këngëtarit të ndjerë, i cili u nda nga jeta në vitin 2014. Humbja e pazëvendësueshme dhe mungesa e tij u ndje edhe në dasmën e Albanit. 

Megjithatë, Dr. Flori erdhi me këngët e tij duke sjellë një atmosferë mallëngjyese, ku nuk munguan lotët nga dasmorët.

Fitorja e Albanit dhe Eneidës nuk qe një sfidë e lehtë, pasi njëra nga nuset votoi dasmën konkurente.

Dy çiftet e tjera në garë ishin njëri nga Tirana dhe çifti tjetër nga Zona e Lezhë – Mirëditës. Në këtë episod të luftës së nuses një prej çifteve kurorëzoi dashurinë që lindi në auditoret e Firences midis vajzës që studionte farmaci dhe djalit që studionte arkitekturë.

Ashtu si çdo të diel, “Lufta e Nuseve”, në ekranin e Televizionit Klan, përcolli emocione e supriza pafund./tvklan.al