12317705_496480093863783_704667946_n

Ju kujtohen fituesit e natës së parë të DWM?! Me siguri që po!  Ata kanë qënë  Albërie Hadërgjonaj dhe Vesel Kurtishaj, të cilët i kanë përjetuar edhe njëherë emocionet e fitores dhe mbajtjes në duar të kupës së argjendtë, në natën e 11-të këtij spektakli. Me një performancë shumë të ndjerë paqeje dhe dashurie, ata arritën të fitonin zemrat e publikut.

Komunikimi interaktiv mes yjeve dhe jurisë, solli edhe shumë humor e batuta gjatë këtij spektakli.

Gara në DWM, sa vjen dhe bëhet më e vështirë. Disa puntata na ndajnë nga finalja e madhe, ku do të kurorëzohet edhe fituesi i këtij edicioni të dytë. “Dance With Me”, kjo patentë e gjigandit Endemol, vjen çdo të hënë në Klan, nën regjinë e Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut.

Finalja e madhe po afron dhe të tjera surpriza na presin….

Tv Klan