Kompania publike e prodhimit të naftës, Albpetrol, do të shkrihet dhe shteti do të mbajë vetëm një pjesë të vogël të saj. Të gjitha blloqet e naftës dhe gazit do të jepen për tu shfrytëzuar nga investitorët privatë, ndërsa punonjësit do të trajtohen me paga sipas kodit të punës. Aktualisht kjo ndërmarrje ka 2800 të punësuar.

 “

Albpetroli do të reduktohet. Shumë asete që ka Albpetroli do t’i jepen investitorëve të huaj ato që kanë mbetur, dhe Albpetroli pjesa tjetër e punonjësve do të trajtohen për një periudhë tranzitore me pagesë, por ne nuk mund të mbajmë më një kompani e cila thjesht konsumon të ardhura që vijnë nga nafta dhe që praktikisht nuk sjellin ndonjë gjë të madhe për publikun shqiptar.

Por marrëveshjet e reja hidrokarbure nuk do të jenë të njëjtat me ato që Shqipëria ka sot, ku shumë firma ende nuk derdhin tatim – fitim.

Kjo është hera e dytë që kompania Albpetrol tentohet të jepet për shfrytëzim te privatët. Në vitin 2012-të qeveria Berisha kërkoi ta privatizojë, por investitori nuk pagoi shumën që ofroi në ankand. Deri tani janë në proces negocimi prej dy vitesh edhe 2 blloqe të tjera nafte, por kontratat ende nuk janë firmosur për shkak të rënies së çmimit të kësaj lënde në bursa.

Tv Klan