Albion Avdijaj kthehet te goli pas disa muajsh edhe pse në një miqësore. Sulmuesi shqiptar i Vaduzit shënoi golin e katërt për ekipin e tij në fitoren 4 – 3 me Standart Liezh në takimin e zhvilluar në Spanjë. 23-vjeçari shmangu mbrojtësit dhe portierin kundërshtar në fillimin e pjesës së dytë, pak pasi kishte hyrë në fushë.

Albion Avdijaj në të kaluarën është aktivizuar me Kombëtaren Shpresa.

Tv Klan